Kulturë

Mozaiku 1 mijë e 600 vjet i vjetër në Izrael – dëshmi e një epoke të zhvillimit

Mozaiku 1 mijë e 600 vjet i vjetër në Izrael – dëshmi e një epoke të zhvillimit
Detaje të mozaikut shekullor të gjetur në Yavne, Izrael
 

Mozaiku në Yavne të Izraelit është i pari i këtij lloji i zbuluar në qytet, duke e çuar ekipin e arkeologëve drejt supozimeve për artefakte të tjera që mund të zbulohen në këtë lokalitet. Poshtë dyshemesë janë gjetur edhe disa monedha të rralla

Arkeologët kanë rënë në gjurmë të mozaikut 1 mijë e 600 vjet të vjetër, i ruajtur jashtëzakonisht mirë në Yavne, qytet në Izraelin Qendror. Mozaiku daton nga periudha bizantine. Modeli gjeometrik i dyshemesë u zbulua gjatë gërmimeve të një zone industriale që ka të ngjarë të ketë qenë aktive gjatë shekujve IV dhe V të erës sonë, është bërë e ditur në një njoftim për shtyp të Autoriteteve të Antikiteteve të Izraelit.

"Trotuari mund të ketë qenë pjesë e një ndërtese rezidenciale e marramendëse në një lagje të pasur ngjitur me zonën industriale", është shkruar në deklaratë.