Kulturë

Veprat e albanologëve të huaj – fond i rëndësishëm për albanologjinë

Me promovim të katër titujve të rinj, pikërisht në Ditën Botërore të Librit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka vijuar me projektin tashmë çerekshekullor për botimin e emrave të shquar të traditës albanologjike

Qysh prej viteve ndërmjet dy luftërave botërore, emri i Norbert Joklit lidhet me promovimin e një epoke të re në studimet albanistike në Evropë. Pikërisht kur qarqet intelektuale në Shqipëri po bënin çmos që ta sillnin në Tiranë profesorin e shquar vjenez, arrestimi i tij nga Gestapoja më 4 mars 1942 do ta këpuste fillin e jetës së atij që kishte ende për të thënë shumëçka për shqipen, natyrën e saj leksikore dhe prejardhjen. Por, shumë nga veprat e punimet në dorëshkrim të Joklit tashmë janë botuar në shqip, gjuhën të cilën ai e pati pasion jetësor

Ishte viti 1996 kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ideoi projektin për t’i përkthyer e sistematizuar studimet e albanologëve të huaj. Artikujt e gjuhëtarit polak, Waclaw Cimochowski, ishin botuar në një vëllim të veçantë, praktikë kjo që ishte përvijuar edhe me emra të tjerë albanologësh, si: Holgar Pedersen, Wilfried Fiedler, Eric Hamp, Leonardo Savoia e të tjerë.

Me promovim të katër titujve të rinj, pikërisht në Ditën Botërore të Librit, institucioni më i lartë akademik në vend ka vijuar me projektin tashmë çerekshekullor për botimin e emrave të shquar të traditës albanologjike.