Kulturë

Gjetjet arkeologjike ndriçojnë të panjohurat midis qytetërimeve Maya dhe Teotihuacan

Gjetjet arkeologjike ndriçojnë të panjohurat midis qytetërimeve Maya dhe Teotihuacan
Studiuesit në Tikal kanë zbuluar një kompleks ndërtimor që pasqyron stilin arkitektonik të qytetit antik të Teotihuacanit, i cili gjendej afër Mexico City
 

Një zbulim i fundit arkeologjik në qytetin e lashtë majan, Tikal, në Guatemalë, mund të hedhë dritë në lidhje të reja mes qytetërimeve Maya dhe Teotihuacan. Sipas një raporti të “National Geographic”, studiuesit në Tikal kanë zbuluar një kompleks ndërtimor që pasqyron stilin arkitektonik të qytetit antik të Teotihuacanit, i cili gjendej afër Mexico Cityt, rreth 800 milje (1 287 kilometra) larg Tikalit.

“National Geographic” njofton se struktura, që përfshin një piramidë dhe një oborr të mbyllur, besohet të jetë një kopje e zvogëluar e fortesës në Teotihuacan.