Kulturë

Asnjëri nga tri projektet për sallë koncertale në ish-“Gërmi” s’bëhet pa 10 milionë euro

Dy prej tri projekteve ideore për sallë koncertale parashohin ndërhyrje në strukturën e tërësishme të ish-objektit të “Gërmisë” që mbrohet si monument

Konkretizimi i projektit ideor për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë” është ende larg, por cilindo prej tri projekteve që do ta zgjedhë, Komunës së Prishtinës i duhen së paku 10 milionë euro për punime. Kostoja del të jetë e përafërt me vlerën e humbur më 2019 nga fondet e BE-së shkaku i mosmarrëveshjeve midis pushteteve. E në buxhetin e sivjetmë s’e ka as dhjetë për qind të kostos së parallogaritur

Prej 10 deri në 12 milionë euro është llogaritur që të jetë kostoja për finalizimin e secilit prej tri projekteve për sallën koncertale në kryeqytet. Pas publikimit të vlerësimit të jurisë, Komuna e Prishtinës duhet të ndjekë edhe një varg procedurash për t’ia nisur punës për implementimin e projektit, nëpërmjet të cilit synon ta shndërrojë ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në sallë koncertale. Kostoja del të jetë e përafërt me vlerën e humbur më 2019 nga fondet e BE-së, shkaku i mosmarrëveshjeve midis pushteteve.

Komuna synon që ta realizojë projektin që ka marrë më së shumti pikë: “One Roof – Germia for Concert Hall” i realizuar nga arkitekti me nam botëror, japonezi Kengo Kuma, në partneritet me arkitektin kosovar Bekim Ramku dhe me ekipin e inxhinierëve nga Stambolli dhe New Yorku, Ahmed Topbas dhe Akim Mühendislik. Pushteti komunal ia ka mësyrë që në gusht të hapë thirrje për kompanitë e interesuara për ndërtimin e sallës. Por deri atëherë i duhet t’i kalojë disa filtra. E në buxhetin e sivjetmë s’e ka as dhjetë për qind të kostos së parallogaritur.