Kulturë

Vepra e Nezirajt publikohet në Iran

Vepra “Audienca e Vaclav Havelit” është publikuar edhe në Iran, ka bërë të ditur autori i saj dramaturgu Jeton Neziraj.

Në një shkrim në Facebook, Neziraj ka bërë të ditur se vepra e tij është publikuar në Iran, pasi është përkthyer nga Alireza Mahvelati.

Drama kishte premierën në nëntor të shkuar në Prishtinë në teatrin “Oda”, me tekst të Nezirajt e regji të Agon Myftarit.

Teksa ka dhënë lajmin për botimin në Iran, Neziraj ka thënë se është i ulur në një kafene të Prishtinës, pikërisht ku dy vjet më par, pas bisedës me Myftarajn u inspirua për të shkruar dramën.