Kulturë

Elbenita Kajtazi - soliste në festivalin ku debutoi si artiste e re

Elbenita Kajtazi - soliste në festivalin ku debutoi si artiste e re
“Thaïs” (2016) Benjamin Bernheim (Nicias), Marina Rebeka (Thaïs), Plácido Domingo (Athanaël), Patrick Fournillier, Szilvia Vörös (Albine), Valentina Stadler (Myrtale), Elbenita Kajtazi (Crobyle), Marielle Murphy (La Charmeuse), Simon Shibambu (Palémon), Andrzej Filończyk (Un serviteur), orkestra e Radios së Munichut, Kori i Filarmonisë së Vjenës. [© Salzburger Festspiele / Marco Borrelli]

Sopranoja Elbenita Kajtazi ka nisur përgatitjet për festivalin ku para pesë vjetëve u paraqit si artiste e re. Kajtazi tashmë nga Festivali nuk konsiderohet një soprano e re me potencial të jashtëzakonshëm. Ka marrë epitetin e sopranos së jashtëzakonshme që po lë gjurmë në skenën operistike. Është në mesin e emrave me të cilët Festivali i Salzburgut në Austri po krenohet që i ka në programin me të cilin do të shënojë shekullin e parë. Kajtazi do të ketë dy paraqitje si soprano, në uverturën “Egmont”, Op.84 të Ludwing van Beethoven dhe në veprën “Missa in tempore belli” të Thomas Hardy.

 

Në festivalin ku ishte paraqitur si një artiste e re e kishte marrë pjesë për të mësuar nga muzikantët me nam në botën operistike, Kajtazi rikthehet si soliste në vepra që mbesin në piedestal të muzikës klasike. Sopranoja shqiptare tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitjen si soliste në uverturën “Egmont”, Op.84 të Ludwing van Beethovenit dhe në veprën “Missa in tempore belli” të Thomas Hardyt

Sopranoja Elbenita Kajtazi ka nisur përgatitjet për festivalin ku para pesë vjetëve u paraqit si artiste e re. Kajtazi tashmë nga Festivali nuk konsiderohet një soprano e re me potencial të jashtëzakonshëm. Ka marrë epitetin e sopranos së jashtëzakonshme që po lë gjurmë në skenën operistike. Është në mesin e emrave me të cilët Festivali i Salzburgut në Austri po krenohet që i ka në programin me të cilin do të shënojë shekullin e parë. Kajtazi do të ketë dy paraqitje si soprano, në uverturën “Egmont”, Op.84 të Ludwing van Beethoven dhe në veprën “Missa in tempore belli” të Thomas Hardy.

Festivali për shkak të pandemisë nuk arriti që të realizonte programin e vitit të kaluar. E, sipas njoftimit, plani është që këtë vit të shfaqen vepra të edicionit që nuk u mbajt, por edhe të tjera duke e zgjeruar festimin nga 17 korriku deri më 31 gusht.