Kulturë

Prishtina përjeton eksperiencën unike të kinemasë “Drive in”

Prishtina përjeton eksperiencën unike të kinemasë “Drive in”
“Drive-in”, ku njerëzit ruajnë distancën sociale në veturat e tyre, ka ardhur edhe në kryeqytet, pasi që pandemia u ka dhënë fund tubimeve masive

Ndër vite është dëshmuar se magjia e ekranit të madh asnjëherë nuk do të shuhet. Kinemaja çdo herë do të mbetet një strehë drejt së cilës njerëzit ngarendin pa ndalur. Kjo u dëshmua edhe të shtunën, kur hapësira parkuese e “Prishtina Parking”, mbrapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve u mbush me vetura. Të pranishmit nga karriget e veturave kishin drejtuar sytë drejt ekranit që shfaqte “Pulp Fiction” që nga shumë njerëz njihet si kryevepra e Quentin Tarantino. Në këtë rend aspak të pazakontë – nga veturat e në ambient të hapur - audienca përjetoi atë që po konsiderohet rikonceptimi i kinemave në kohë pandemie.

 

Të pranishmit nga karriget e veturave kishin drejtuar sytë drejt ekranit që shfaqte “Pulp Fiction” që nga shumë njerëz njihet si kryevepra e Quentin Tarantino. Në këtë rend aspak të pazakontë – nga veturat e në ambient të hapur - audienca përjetoi atë që po konsiderohet rikonceptimi i kinemave në kohë pandemie

Ndër vite është dëshmuar se magjia e ekranit të madh asnjëherë nuk do të shuhet. Kinemaja çdo herë do të mbetet një strehë drejt së cilës njerëzit ngarendin pa ndalur. Kjo u dëshmua edhe të shtunën, kur hapësira parkuese e “Prishtina Parking”, mbrapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve u mbush me vetura. Të pranishmit nga karriget e veturave kishin drejtuar sytë drejt ekranit që shfaqte “Pulp Fiction” që nga shumë njerëz njihet si kryevepra e Quentin Tarantino. Në këtë rend aspak të pazakontë – nga veturat e në ambient të hapur - audienca përjetoi atë që po konsiderohet rikonceptimi i kinemave në kohë pandemie.

Kinematë “Drive-in”, ku njerëzit ruajnë distancën duke qenë në veturat e tyre, po shihen si një alternative për të mbajtur ndezur ekranet pasi që pandemia e koronavirusit u ka dhënë fund tubimeve të mëdha. E përzgjedhja e organizatorëve dërgoi publikun te komedia e zezë e zhanrit krim, “Pulp Fiction”. Filmi fitoi “Palme d’Or” në vitin 1994 në Festivalin e Filmit në Cannes. Pati shtatë nominime në edicionin e 67-të të “Academy Awards”, përfshirë atë për filmin me të mirë dhe fitoi Çmimin për skenarin me të mirë origjinal, si dhe i solli aktorëve John Travolta, Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman nominim për “Oscar” dhe bujë në karrierën e tyre. Struktura e tij origjinale sipas kritikëve, e bënte atë si një nismëtar të postmodernizmit në film. Narrativa që nuk është kronologjike sjell tri rrëfime të ndërlidhura me protagonistë të ndryshëm.