Kulturë

Masat e reja për pandeminë rikthejnë aktivitetet e plota kulturore pas dy javësh

Ne nuk e kemi ndalur punën, por koncertet. Tash e kemi një lajm pozitiv. Më datën 22 e kemi koncertin e parë me ansamblet frymore të Filharmonisë. Është dashur të mbahej më datë 15, por kemi pritur që të kalojnë kufizimet paraprake. Tash na rritet hapësira e publikut. Lirimi i masave ndikon edhe në aspektin psikologjik. Ne do t’i respektojmë masat në përpikëri”, ka thënë të dielën mbrëma drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari (Foto: Arben Llapashtica)

Masat e reja në raport me pandeminë do t’i lënë ngjarjet kulturore që të “frymojnë” më lirshëm. Me vendimin e mbrëmjes së të dielës, Qeveria e ka çuar deri në 30 për qind mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave ku mbahen aktivitetet kulturore. Kjo ka bërë që disa institucione të kenë mundësi t’i kthehen programit të rregullt pas dy javësh.

 

Me vendimin e mbrëmjes së të dielës, Qeveria e ka çuar deri në 30 për qind mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave ku mbahen aktivitetet kulturore. Kjo ka bërë që disa institucione të kenë mundësi t’i kthehen programit të rregullt pas dy javësh. Masat e vendosura nga 7 prilli deri në ditën e 18-të të këtij muaji pos konfuzitetit kishin ndikuar në pezullim të ngjarjeve kulturore te disa institucione. Lejohej që hapësirat të shfrytëzoheshin vetëm deri në 20 për qind të kapacitetit. Si pasojë qenë mbyllur edhe kinematë

Masat e reja në raport me pandeminë do t’i lënë ngjarjet kulturore që të “frymojnë” më lirshëm. Me vendimin e mbrëmjes së të dielës, Qeveria e ka çuar deri në 30 për qind mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave ku mbahen aktivitetet kulturore. Kjo ka bërë që disa institucione të kenë mundësi t’i kthehen programit të rregullt pas dy javësh.

Masat e vendosura nga 7 prilli deri në ditën e 18-të të këtij muaji, pos konfuzitetit kishin ndikuar edhe në pezullimin e ngjarjeve kulturore te disa institucione. Lejohej që hapësirat të shfrytëzoheshin vetëm deri në 20 për qind të kapacitetit. Si pasojë qenë mbyllur edhe kinematë. E të dielën në mbrëmje Qeveria ka prekur shifrat e përqindjes.