Kulturë

Shndërrimi i ish-Burgut të Prishtinës në muze mbetet projekt

Shndërrimi i ish-Burgut të Prishtinës në muze mbetet projekt
Për disa ditë me radhë, në qershorin e vitit të kaluar, me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, në ish-Burgun e Prishtinës, Ministria e Kulturës organizoi aktivitetin e quajtur “Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjeve”. Qytetarët patën rastin ta vizitonin. Aty u dha zotimi se së shpejti do të bëhet muze, por prej atëherë nuk ka ndonjë hap në terren

Dyert e mbyllura janë përgjigjja e shurdhër për këdo që mësyn te ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës. Si vend i trishtë për mijëra shqiptarë të persekutuar, ngrehina dykatëshe në formë gjysmëharkore në rrugën “Luan Haradinaj” ishte menduar të bëhej muze tematik për të kronikuar historitë e përjetimet tragjike prej viteve ‘50 të shekullit të kaluar.

 

Me telat gjemborë që rrinë përsipër mureve të vjetruara, shëtitoren e ngushtë, hajatet e ftohta dhe qelitë tashmë të hapura, ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës ende ruan diçka të frikshme brenda tij. Por Ministria e Kulturës mendon që këtë ndërtesë ta shndërrojë në muze tematik, i tillë që do të “muzeojë” kujtimin për fatin e mijëra shqiptarëve që pësuan nga torturat, persekutimet dhe burgosjet e organeve represive të shtetit jugosllav. Megjithatë, pos themelimit të një grupi punues, institucioni më i madh kulturor në vend ende nuk ka lëvizur në drejtim të funksionalizmit të muzeut, të parit të këtij lloji në Kosovë

Dyert e mbyllura janë përgjigjja e shurdhër për këdo që mësyn te ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës. Si vend i trishtë për mijëra shqiptarë të persekutuar, ngrehina dykatëshe në formë gjysmëharkore në rrugën “Luan Haradinaj” ishte menduar të bëhej muze tematik për të kronikuar historitë e përjetimet tragjike prej viteve ‘50 të shekullit të kaluar.

Ndonëse kjo ndërtesë deri më 2016 kreu funksionet e burgut, vetëm vitin e kaluar hapi dyert jo për të pranuar të burgosur, por vizitorë.