Kulturë

“Vrapo pas gruas tënde” përtej teatrit si thirrje për gjuhën e kulturën rome

“Vrapo pas gruas tënde” përtej teatrit si thirrje për gjuhën e kulturën rome
Gjenerata e re e aktivistëve kulturorë të komunitetit rom edhe sivjet ka vazhduar ecjen nëpër shtegun e trasuar nga paraardhësit e tyre për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve me shfaqje teatrale në gjuhën e tyre amtare. Shfaqjen “Vrapo pas gruas tënde” e dhënë premierë në Prizren, ekipi e konsideron si përpjekje për ta mbajtur të gjallë gjuhën rome, ashtu sikurse edhe historinë e këtij komuniteti në këto treva (Foto: Erxhan Galushi / FB)

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Sejnur Veshall, për disa orë ka qëndruar larg kostumit të tij zyrtar. Ka veshur rrobat e teatrit për të luajtur John Smithin, personazhi kryesor në komedinë “Vrapo pas gruas tënde” të autorit Ray Cooney. Së bashku me ekipin e aktorëve të teatrit rom “Nexhip Menekshe”, për afër një orë e gjysmë kanë argëtuar publikun e pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Kësisoj, gjenerata e re e aktivistëve kulturorë të komunitetit rom edhe sivjet ka vazhduar ecjen nëpër shtegun e trasuar nga paraardhësit e tyre për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve me shfaqje teatrale në gjuhën e tyre amtare. Dhe këtë projekt kulturor e konsiderojnë si përpjekje për ta mbajtur të gjallë gjuhën rome, ashtu sikurse edhe historinë e këtij komuniteti në këto treva.

 

Në shikim të parë, mund të duket një shfaqje krejt e zakonshme nga një trupë amatore. Por s’është kësisoj në rastin e shfaqjes “Vrapo pas gruas tënde”. Premiera e saj është përtej një ngjarjeje të zakonshme. Përveçqë trupa – duke inskenuar dramën e Ray Cooneyt, për herë të parë vjen me një projekt që s’e trajton jetën e komunitetit – kuptimi i saj është edhe më i gjerë. Interpretohet në gjuhën rome, dhe vjen si promovim e thirrje për ruajtjen edhe të kulturës rome. Ndër të tjetra, rolin e kryepersonazhit e ka Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Sejnur Veshall, për disa orë ka qëndruar larg kostumit të tij zyrtar. Ka veshur rrobat e teatrit për të luajtur John Smithin, personazhi kryesor në komedinë “Vrapo pas gruas tënde” të autorit Ray Cooney. Së bashku me ekipin e aktorëve të teatrit rom “Nexhip Menekshe”, për afër një orë e gjysmë kanë argëtuar publikun e pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Kësisoj, gjenerata e re e aktivistëve kulturorë të komunitetit rom edhe sivjet ka vazhduar ecjen nëpër shtegun e trasuar nga paraardhësit e tyre për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve me shfaqje teatrale në gjuhën e tyre amtare. Dhe këtë projekt kulturor e konsiderojnë si përpjekje për ta mbajtur të gjallë gjuhën rome, ashtu sikurse edhe historinë e këtij komuniteti në këto treva.

“Teatri, gjithmonë ka qenë një segment jetik për neve, që përmes tij kemi avokuar dhe i kemi mbajtur gjallë gjuhën rome, traditën dhe historinë e komunitetit rom”, ka thënë Veshall, pak minuta pas përfundimit të shfaqjes, të cilën publiku e ka shpërblyer me duartrokitje disaminutëshe.