Kulturë

Masat kundër koronavirusit lejojnë e pamundësojnë aktivitetet kulturore

Masat kundër koronavirusit lejojnë e pamundësojnë aktivitetet kulturore
“Institucionet vartëse të MKRS-së dhe të komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme) lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 21:00, duke shfrytëzuar deri në 20 për qind të hapësirës/sipërfaqes së objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime)”, shkruhet në pikën 34 të vendimit të Qeverisë

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë shkaktuar paqartësi te institucionet e kulturës. Ka edhe raste ku janë pamundësuar puna e prezantimi para publikut. Filharmonia e Kosovës ka anuluar koncertin e Korit që ishte planifikuar të mbahej të mërkurën e kësaj jave. Teatri Kombëtar i Kosovës ende nuk e ka të qartë se si do ta vazhdojë punën, kurse në këtë situatë edhe rrjeti i kinemave “Cineplexx”.

 

Në mbledhjen e së hënës Qeveria ka vendosur që vendi të ketë një mbyllje të pjesshme. Në një periudhë kohore nuk do të ketë as lëvizje të njerëzve. Institucioneve të kulturës u është krijuar një mundësi që të punojnë, por nëpërmjet disa pikave të tjera të vendimit të së hënës, në të tjera raste, u është pamundësuar puna. Disa aktivitete tashmë kanë nisur të anulohen

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë shkaktuar paqartësi te institucionet e kulturës. Ka edhe raste ku janë pamundësuar puna e prezantimi para publikut. Filharmonia e Kosovës ka anuluar koncertin e Korit që ishte planifikuar të mbahej të mërkurën e kësaj jave. Teatri Kombëtar i Kosovës ende nuk e ka të qartë se si do ta vazhdojë punën, kurse në këtë situatë edhe rrjeti i kinemave “Cineplexx”.

Në mbledhjen e së hënës Qeveria ka vendosur që vendi të ketë një mbyllje më të ashpër. Në një periudhë kohore nuk do të ketë as lëvizje të njerëzve. Institucioneve të kulturës u është krijuar një mundësi që të punojnë, por nëpërmjet disa pikave të tjera të vendimit të së hënës në disa raste është pamundësuar puna.