Kulturë

Shqipëria dhe shqiptarët në sytë e misionarëve të huaj

Oficerë anglezë të SOE-s në Shqipëri, 1943

“Unë u hodha në Shqipëri, ashtu siç mund të besonte ndonjë, dhe vërtet besonte në ato ditë, se ishte mjaft e parrezikshme të bëje pothuajse gjithçka, mjafton të ishe anglez, dhe i bindur se edhe nëse Shqipëria nuk kishte asnjë domethënie për mua, dikush prapa meje, ose mbi mua e dinte se çfarë po bënim ne dhe do të na siguronte çfarëdo mbështetjeje të nevojshme për të arritur sukses. Për punët e kësaj toke, Shqipëria do të bëhej universiteti im”, ishin fjalët me të cilat oficeri britanik i ndërlidhjes, Reginald Hibbert, një historian dhe diplomat i njohur pas luftës, përshkruan peripecitë e misionit të tij në hapësirën shqiptare

Duket se asnjë nga periudhat historike nuk ka trazuar ujërat në Shqipëri më shumë sesa periudha e Luftës së Dytë Botërore. Ka një ndërgjegje historike e cila vazhdon të mbetet e paqartë për këtë vend në këto vite, aq sa çdo përpjekje për revizionizëm do të cilësohet si tendencë për rehabilitim të ngjarjeve dhe figurave, apo ushqim i stilit mitik të të menduarit, gjë që na e la trashëgim e kaluara komuniste. Përpos kësaj, kjo periudhë si duket është bërë faktor përcaktues për vlerësimin apo mosvlerësimin e disa prej figurave më të njohura shqiptare, dhe rrjedhimisht ka definuar vendin e tyre në histori; ndërkohë që disa nga këto figura njihen si “etër të shqiptarizmës”, të njëjtët nga ana e taborit tjetër do të futen në grupin e “vagabondëve të historisë”.