Kulturë

Zejnullah Gruda – në panteonin e dijetarëve të botës

Profesor Grudën, ne që patëm fatin ta kemi profesor, do ta mbajmë mend për ligjërimet e tij në sallat e Juridikut, në gjuhën shqipe, që na bënte krenarë kundrejt fqinjëve tanë që kishin pasur privilegjin e mësimit në gjuhën e tyre, sepse jetonin në shtetin që e dinin si të vetin...

Profesor Zejnullah Gruda, profesori i të gjithë neve, njeriu i urtë e i mençur, që me fjalën e tij edukoi për dekada të tëra brezat e shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Në këtë kohë pandemie ne detyrohemi të kuptojmë për humbjet e kolegëve tanë përmes mediave.

 

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës prof. Grudës, arsimtarit dhe kolegut tonë të nderuar, shpirti i përndritshëm i të cilit do na mungojë përjetë. Lavdi veprës së prof. Zejnullah Gruda, madhështia e së cilës prek qiejt e tokën, ku shpirti i tij prehet përgjithmonë, në panteonin e dijetarëve të botës

Profesor Zejnullah Gruda, profesori i të gjithë neve, njeriu i urtë e i mençur, që me fjalën e tij edukoi për dekada të tëra brezat e shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Në këtë kohë pandemie ne detyrohemi të kuptojmë për humbjet e kolegëve tanë përmes mediave.

Kështu ndodhi edhe me profesorin tonë Gruda: mediat na treguan që kishim humbur kolegun e profesorin tonë të dashur, të cilin s’kishte veçse pak javë qëkurse disa prej nesh e kishim takuar duke ecur me hapa të lehtë mesit të qytetit të Prishtinës, aty ku ishim mësuar ta shohim me dekada të tëra, stoik e dinjitoz, duke cicëruar idetë dhe mendimet e tij me ata që ishte dhe me ne që e ndalonim forcërisht për t’i dëgjuar nga ai më të rejat nga bota.