Glasgow, 3 mars (The Guardian) – Piktori skocez James Morrison vdiq pak para se të përfundonte dokumentari prekës për jetën dhe veprën e tij, që është një rrëfim i përshtatshëm për një artist me nam e në pension, që ka lidhje të jashtëzakonshme me peizazhin e Skocisë, detin dhe tokën.
Nën regji të Anthony Baxterit – i njohur për theksimin e rezistencës lokale ndaj ndërtimit të një fushe golfi nga Donald Trump në Aberdeenshire me dokumentarin “You’ve Been Trumped films” – ky është një ndryshim paqësor, që ofron një manifestim për një stil skocez të ngjashëm të vendosmërisë.
Rrëfimi i Marrisonit është goxha interesant. I lindur dhe i rritur në Glasgow, i biri i një mjeshtri anijesh, u vendos në lindor tek bëri udhëtime epike për të pikturuar jashtë vendit, veçanërisht në Arktik – por që jeta i ka sjellë një të papritur: ai po humb shikimin e tij në një masë që me vështirësi sheh atë që është duke e pikturuar. E vërteta që duhet thënë është se Marrison e pranon këtë pa u ankuar njëlloj si gjithçka tjetër – “irritues” është përshkrimi me i tmerrshëm që mund t’i bëjë – dhe ka diçka në mënyrë të pashpjegueshme tek ajo se sesi ai e vendos një fletë të bardhë në këmbalec, sikur pret me padurim që t’ia nisë.
Padyshim ky film nuk është joemocionues: Marrison flet me pasion për gruan e tij, Dorothy, e cila vdiq në vitin 2015 dhe na prezanton me një pikturë epike të një peizazhi të stuhishëm, që ai e quan “një portret pikëllimi”. Në fakt, e gjithë puna e Morrisonit duket e mbingarkuar me një lloj frike fetare, të përzier me nderin për mjedisin përreth.
Baxter me mjeshtri vendos pamje artistikisht të bukura të dronëve, të realizuara nga qielli, të shkëmbinjve të brumbujve dhe kodrave e kodrinave, si një jehonë e pëlhurave të Morrisonit. Cikli i tij nga Arktiku – copa të mëdha akulli që notojnë në dete blu të errëta – veçohen për sa i përket spektaklit, por Morrison preferoi të fliste në lidhje me “diskutimin e tij me veten”. Si piktor, Morrison duhet të njihet edhe më mirë: ky film duhet t'i japë reputacionit dhe trashëgimisë së tij një shtytje të madhe.