Kulturë

“Drifting Ai Weiwei”, një vit me artistin kontrovers

Descriptive Text

Barka e vetmuar prej gome lundron në Detin Egje, diku në mes të Turqisë dhe Greqisë. Artisti kinez Ai Weiwei është strukur në barkë. Ai nuk di të notojë. A do të duhej të ishte kjo një performancë artistike?

“Të gjithë jemi refugjatë”, thotë ai. Ai Weiwei, i cili jeton në Berlin, kritikon politikat evropiane për refugjatët dhe kritikën e tij e kthen në art e protestë. Në veprën e tij të fundit ai është fokusuar në fatin e refugjatëve dhe udhëtimet në Greqi, Turqi dhe Gaza, “Deutche Welle”, transmeton Koha Ditore.

Barkat, jelekët e shpëtimit dhe veshmbathjet e mbetura në plazhet e Evropës i shndërron në vepra muzeore dhe monumente publike. Për një vit, gazetarët e “Deutsche Welles”, Eva Mehl dhe Berrina Kolb, e kanë shoqëruar artistin kinez me qëllim të realizimit të dokumentarit “Drifting Ai Weiwei”, i dhënë premierë të martën.

Gazetarët e DW-së, jo vetëm se kanë ndjekur projektet jotradicionale të artistit për refugjatët në Greqi dhe Gaza, por gjithashtu kanë ndjekur ligjëratat të cilat ai i ka mbajtur si profesor mysafir në Universitetin e Arteve në Berlin, njëherësh edhe për ekspozitën e tij që do ta hapë në New-York.

... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.