Nëntë shkronja që mbajnë ngjyrën e artë formojnë fjalën REKTORATI. Janë të vendosura në murin ballor të ndërtesës ku kryen detyrat stafi menaxherial i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ndërtesa në zemër të kryeqytetit, e në një skaj të kampusit universitar, është njëkatëshe e me një arkitekturë interesante. Arkitektja Florina Jerliu e kategorizon si objekt me arkitekturë të klasicizmit të përtërirë. Bazuar në këtë, ndërtesa besohet se u ndërtua në shekullin XIX. Ajo në fillim qe përdorur si hyrje për në kazermën osmane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më vonë, në kohën e ish-Jugosllavisë, u bë edhe burg. Kujtesa kolektive flet për keqtrajtim e vrasje brenda këtij objekti. Gjurmët e atij tmerri mund të zbulohen në bodrumin e tij.
Ata që e themeluan Universitetin e kujtonin kohën kur kjo ndërtesë u kthye nga famëkeqja në kupolë të drejtimit nga dija e shkenca.
... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.