Kulturë

Gara për drejtor të Teatrit me tre kandidatë, kryeson punonjësi i Ministrisë

Gara për drejtor të Teatrit me tre kandidatë, kryeson punonjësi i Ministrisë
Teatri Kombëtar i Kosovës qysh prej janarit të vitit të kaluar është pa drejtor të përgjithshëm

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës i është kthyer procesit të cilin e kishte pezulluar: zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të institucionit më të lartë teatror në vend.

 

Procesi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe për atë që gabimisht u shkrua “drejtor artistik” u pezullua në emër të pandemisë e të mosndikimit nga politika. Por përderisa situata me pandeminë u rëndua, edhe ndikimi politik nuk u zbeh. Qeveria në detyrë e ka ndërmend ta zgjedhë drejtorin e TKK-së, e garës i prin Naser Shatrolli, zyrtar për biblioteka në MKRS

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës i është kthyer procesit të cilin e kishte pezulluar: zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të institucionit më të lartë teatror në vend.

Paraditen e së hënës i janë nënshkruar testit me shkrim tre kandidatët për drejtor të përgjithshëm të TKK-së. Dramaturgu e regjisori Naser Shatrolli, njëherësh punonjës i Ministrisë së Kulturës, dhe aktorët Kushtrim Sheremeti dhe Blerim Krasniqi janë kualifikuar për t’u intervistuar për pozitën që synojnë. Shatrolli ka hyrë në sallën “A” me pesë minuta vonesë. Por ka dalë i pari nga testi. I pari rezulton edhe në bazë të pikëve pas vlerësimit që u është bërë përgjigjeve të kandidatëve nga gjashtë anëtarët aktualë të Këshillit Drejtues.