Kulturë

Kur Inteligjenca amerikane demantonte mëtimet greke në jug

Harta e shpërndarjes së pakicës greke në Shqipëri, në atë që Greqia e pretendon si “Epiri i Veriut”

Viti 1994 do të sillte një shtrëngatë të vërtetë në marrëdhëniet shqiptaro-greke në kontekstin e pas rrëzimit të komunizmit. Ndonëse qielli i këtyre marrëdhënieve nuk kishte qenë asnjëherë bunacë, viti 1994 do të sillte më ashpër se kurrë antagonizmin që kishte metastazuar brenda pak vitesh. Rivendikimi grek mbi jugun e vendit tonë, shoqëruar edhe me diplomacinë intrasigjente të Athinës, po e kthente projektorin tek çështja e pakicës greke duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare kontestit që po shkiste drejt një krize të pashmangshme. Ishte i vërtetë mëtimi i Athinës për keqtrajtim të minoritarëve? A po detyroheshin ata të shpërnguleshin si pasojë e një plani të mirëmenduar pan-shqiptar? Si do të priteshin këto zhvillime nga Bashkimi Evropian? Përgjigjja e këtyre pyetjeve, si dhe një analizë që tejkalon nivelin e një raportimi rutinor shërbimesh sekrete gjendet në një dokument tetëfaqësh i CIA-s amerikane, i klasifikuar për dy dhjetëvjeçarë si konfidencial. Më poshtë është raporti i plotë.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar thekshëm duke pasuar sulmin kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tre vjetëve të lidhjeve të tendosura. Greqia ka ngritur akuza për ‘shtypjen’ që shqiptarët po bëjnë ndaj pakicës etnike greke, ndërkaq Tirana druan se Athina ka mëtime në viset minoritare greke në jug të Shqipërisë”, shkruante CIA në qershorin e 1994-s

Viti 1994 do të sillte një shtrëngatë të vërtetë në marrëdhëniet shqiptaro-greke në kontekstin e pas rrëzimit të komunizmit. Ndonëse qielli i këtyre marrëdhënieve nuk kishte qenë asnjëherë bunacë, viti 1994 do të sillte më ashpër se kurrë antagonizmin që kishte metastazuar brenda pak vitesh. Rivendikimi grek mbi jugun e vendit tonë, shoqëruar edhe me diplomacinë intrasigjente të Athinës, po e kthente projektorin tek çështja e pakicës greke duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare kontestit që po shkiste drejt një krize të pashmangshme. Ishte i vërtetë mëtimi i Athinës për keqtrajtim të minoritarëve? A po detyroheshin ata të shpërnguleshin si pasojë e një plani të mirëmenduar pan-shqiptar? Si do të priteshin këto zhvillime nga Bashkimi Evropian? Përgjigjja e këtyre pyetjeve, si dhe një analizë që tejkalon nivelin e një raportimi rutinor shërbimesh sekrete gjendet në një dokument tetëfaqësh i CIA-s amerikane, i klasifikuar për dy dhjetëvjeçarë si konfidencial. Më poshtë është raporti i plotë.

Memorandum i Inteligjencës