Kulturë

Si i përfshiu rasti i Kosovës dhjetëra shtete të OKB-së në debat për ‘vetëvendosjen’

Si i përfshiu rasti i Kosovës dhjetëra shtete të OKB-së në debat për ‘vetëvendosjen’

Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj si shtet, Serbia nismoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë një rast duke shtruar pyetje se a është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 

Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj si shtet, Serbia nismoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë një rast duke shtruar pyetje se a është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Rasti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, do të përfshinte në një debat në Kombet e Bashkuara dhjetëra shtete që do të argumentonin rreth konceptit të “vetëvendosjes”. Madje, mes tyre, për herë të parë në historinë e GJND-së, në debat u përfshinë edhe të pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo histori është përfshirë në librin “Lufta për liri në diskursin ndërkombëtar: çaste të vetëvendosjes”. Ky është një studim historie në të drejtën ndërkombëtare nga Rita Augestad Knudsen, që trajton konceptin e “vetëvendosjes” dhe idetë mbi lirinë. Nga ideja liberal-konservatore te ideja radikale, dhe nga ‘vetëvendosja’ e Leninit dhe “vetëvendosja” e Wodrow Wilsonit përgjatë njëqind vjetëve të “vetëvendosjes” dhe të lirisë, deri te vetat e vetëvendosjes dhe liria sot.