Kulturë

“Biblioteka Qarkulluese” – për leximin si aktivitet rekreativ

“Biblioteka Qarkulluese” – për leximin si aktivitet rekreativ
Të premten në panelin e mbajtur në mjediset e “Kino Armatës” me rastin e përmbylljes së punës 10-mujore të fazës së parë për projektin “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” të organizatës ETEA, të pranishmit kanë folur edhe për rezultatin e testit PISA, përgjegjësinë e institucioneve, por edhe mundësitë e zgjerimit të projektit “Biblioteka Qarkulluese” në të gjitha shkollat e Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt – Nxënësit e shkollave të Kosovës kishin dalë si mos më keq në testimet e PISA-s: në dy testimet e bëra me 2015 dhe 2018 për njohuritë e nxënësve, Kosova ishte renditur e treta nga fundi. Por këto rezultate të dobëta, sipas njohësve, janë edhe pasojë e problemeve më të thella që e kanë shoqëruar fushën e arsimit që nga paslufta.

 

Rezultatet e nxënësve nga Kosova në testimet ndërkombëtare, PISA, kishin qenë nga më zhgënjyeset. Më 2015 dhe 2018, dy herë radhazi, vendi ynë ishte renditur kah fundi. Përfaqësues të organizatës ETEA, njohës të arsimit dhe studiues, të premten kanë folur për disa nga problemet kryesore me të cilat përballet fusha e arsimit

Prishtinë, 26 shkurt – Nxënësit e shkollave të Kosovës kishin dalë si mos më keq në testimet e PISA-s: në dy testimet e bëra me 2015 dhe 2018 për njohuritë e nxënësve, Kosova ishte renditur e treta nga fundi. Por këto rezultate të dobëta, sipas njohësve, janë edhe pasojë e problemeve më të thella që e kanë shoqëruar fushën e arsimit që nga paslufta.

Këto dhe çështje të tjera janë diskutuar të premten në panelin e mbajtur në mjediset e “Kino Armatës” me rastin e përmbylljes së punës 10-mujore të fazës së parë për projektin “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” të organizatës ETEA.