Fitorja ndaj ushtrisë habsburge dhe frika nga shqiptarët myslimanë

Fitorja ndaj ushtrisë habsburge dhe frika nga shqiptarët myslimanë

17 June 2017 15:14

Më 15 korrik të vitit 1684, Venediku i shpalli luftë Portës së Lartë dhe kryekomandanti venedikas Francesco Morosini fillimisht sulmoi Dalmacinë e pastaj edhe Bosnjën dhe Shqipërinë bregdetare.

Pas zbarkimit në ujdhesën Santa Maura, më 25 korrik 1684, trupat venedikase më 21 shtator të atij viti okupuan Prevezen. Pas okupimit të Kalasë së Prevezës dhe të Nizesë, nga ana e venedikasve të ndihmuar nga kryengritësit e krishterë nga radhët e rajasë së Moresë, Janinës dhe Larisas, në vitin 1684 komandant ushtarak për atë zonë u emërua veziri Arnaut Koxha Halil pasha, shkruan Nehat Krasniqi në pjesën e tretë të serisë “Shqiptarët në luftën midis Perandorisë Osmane dhe ‘Aleancës së shenjtë’”, botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Me nxitjen e venedikasve, po ashtu çuan krye edhe të krishterët e Hercegovinës, duke i dhënë mundësi Venedikut që më 20.000 ushtarë t’ua mësyjë viseve fqinje të Kotorrit. Sylejman bej Bushati mblodhi afro 10.000 ushtarë dhe u dha një goditje venedikasve duke u kthyer fitimtar në Shkodër. Pas betejës së Kotorrit, Sylejman beu mori detyrën që të nënshtronte fiset kryengritëse shqiptare të Kelmendit, Hotit, Kastratit, Shkrelit, Grudës, Pipërit, Palabardhit, po ashtu dhe malësorët e Trijepshit, Gashit, Krasniqes dhe Kajës, të cilët vareshin nga Sanxhaku i Dukagjinit.

Dimri e detyroi Sylejman beun që të kthehej në Shkodër. Pas kësaj fushate ai mori gradën vezir, ndërsa i biri, Ymer beu, u emërua sanxhakbej i Prizrenit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme