Kulturë

Arti i piktores që rizbulon thesarin e trashëgimisë kulturore shqiptare

Arti i piktores që rizbulon thesarin e trashëgimisë kulturore shqiptare
Titujt e veprave të piktores Dafina Vitija vënë në pah ato që i kanë shërbyer si motiv. “Motive nga Narta e Vlorës” (në foto), “Nusja e Kosovës”, “Prizreni”, “Tropoja & Dibra”, “Hasi & Tirana”, “Motive nga Hasi”, janë disa prej tyre

 “Është i padiskutueshëm fakti se sa të pasur i kemi folklorin dhe etnografinë, sa diverse dhe sa shumë ngjyra përmbajnë. Secila me veçantitë e veta dhe të bukurën e pamohueshme si asnjë komb tjetër”, ka thënë piktorja Dafina Vitija, teksa ka folur për veprat e reja me të cilat fuqizon elemente të etnografisë e të folklorit duke u dhënë frymë të re nëpërmjet pikturës

Është gati si një proces i përhershëm hulumtimi për të gjetur forma të reja kreative në shfrytëzim të njohurive mbi kulturën, shoqërinë, shkencën e të tjera. Në kërkim të vazhdueshëm është edhe piktorja Dafina Vitija. Artistja që më herët në veprat e saj kishte eksploruar traditat afrikane dhe aziatike, ka më shumë se katër vjet që u është kthyer rrënjëve të saj.