Kulturë

Arkeologët zbulojnë qytetin antik në Etiopi

Arkeologët kanë zbuluar një qytet antik në veri të Etiopisë. Siç raportojnë mediat e huaja, sipas rezultateve të para del që ky qytet daton njëmbëdhjetë shekuj më parë.

“Besohet se i takon shekullit të dhjetë”, raporton “Al Jazeera”.

Gjetjet janë bërë në rajoni Harlaa dhe bashkë me strukturat e qytetit antik, arkeologët kanë zbuluar edhe artefakte që kanë prejardhjen nga Egjipti, India e Kina. Kjo dëshmon lidhjet e fuqishme tregtare. Pos kësaj grupi i arkeologëve ka hasur edhe në strukturat e një xhamie e cila, sipas tyre, i takon shekullit dymbëdhjetë.

“Kjo xhami është e ngjashme me xhamitë ne Tanzani dhe në Somaliland”, citojnë mediat e huaja.

Arkeologët thonë se këto gjetje dëshmojnë lidhjet e ndryshme historike midis komuniteteve myslimane në Afrikë. Sipas mediave të huaja, grupi i arkeologëve ka prezantuar edhe artefakte të tjera të gjetura në këtë lokalitet si stoli nga Madagaskari, Maldiet, Jemeni dhe nga Kina.