Kulturë

Jeton Neziraj, në vijën e parë të frontit për lirinë artistike

Jeton Neziraj, në vijën e parë të frontit për lirinë artistike
Jeton Neziraj: Nacionalizmi është sporti i preferuar kombëtar i Ballkanit
 

Jeton Neziraj (1977) gjatë luftërave të Jugosllavisë u detyrua të emigronte për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe për të shmangur dhunën dhe masakrat nga Qeveria serbe e Slobodan Milosheviqit. Kur u rikthye në Kosovë ai u bë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar dhe më pas hapi “Qendrën Multimedia”, një qendër prodhimi aktive në përhapjen e teatrit dhe letërsisë bashkëkohore. Ka shkruar më shumë se 20 drama të cilat janë vënë në skenë në të gjithë Evropën dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara. Punimet dhe shkrimet e tij janë botuar dhe përkthyer në më shumë se 15 gjuhë. Ende në skenë nga kompanitë italiane, tekstet e tij më të rëndësishme janë “Peer Gynt dal Kosova” (“Peer Gynti nga Kosova”) (2014), “Bordello Balcani” (Bordel Ballkan”) (2014,) “Lufta në kohën e dashurisë” (2007-2008), “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, “Shfaqje me katër aktorë…” (2017), botuar në 2019. “Bordel Ballakan” do të inskenohet nga teatri “La MaMa” i New Yorkut dhe projekti “Handke” nga Teatri Gorki i Berlinit dhe nga ZKM i Zagrebit. Vepra e tij e fundit është “Kthimi i Karl Mayt”, një bashkëprodhim midis “Qendrës Multimedia”, Volksbühne të Berlinit dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Regjisori Milo Rau ka mbledhur në vëllimin “Pse teatër?” njëqind dëshmi të artistëve nga e gjithë bota të thirrur për të shprehur veten e tyre për kuptimin e teatrit në kohën e pandemisë. Ju ishit i vetmi artist nga Ballkani që folët mbi temën e marrëdhënies midis teatrit dhe lirisë. Pse kjo temë?