Kulturë

Instrumentisti i ri që ruan traditën në çifteli e fyell

“Instrumentet që ndodhen në trojet tona duhet të mësohen në mënyrë profesionale, pasi që kështu instrumentisti zhvillohet më lehtë në aspektin profesional”, thotë Gent Hoxha (25), i cili pos lojës në çifteli e fyell është futur edhe në rrugën e kompozimit

Për Gent Hoxhën, veshja kombëtare është e preferuara e tij. Kështu ka qenë qëkur ishte fëmijë. Qysh nga mosha 5-vjeçare, kur Gent Hoxha filloi të luante në çifteli, rrallëherë e ka lëshuar atë nga dora. Ka ndikuar edhe atmosfera familjare, pasi që në shtëpinë e tij është luajtur gjithnjë me instrumentin e çiftelisë e janë dëgjuar këngë folklorike. Një fotografi e tij e shkrepur qëkur ishte fëmijë, ku mban instrumentin me dy tela, dëshmon lidhjen e tij të fortë me instrumentin. Por, Gentit s’i ka mjaftuar vetëm ky instrument tradicional. Më vonë do ta niste edhe eksplorimin e fyellit.

Sot loja në këto dy instrumente ia mundëson të krijojë gërshetime të veçanta muzikore, ndërsa së fundmi ka kompozuar edhe “Vallen instrumentale për çifteli dhe orkestër”, e cila është luajtur në Prishtinë e Gjakovë, në koncertin tradicional të ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve “Shota”, organizuar për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gent Hoxha, i cili tregon që dashura e tij për instrumentin nisi në rrethin e ngushtë familjar, shumë shpejt u bë instrumenti me te cilin, pos lojës, ruan edhe traditën.