Kulturë

“Në kërkim të Venerës” – perla e radhës e Kosovës në kinematografinë botërore

“Kjo perlë e qetë do t’u pëlqejë festivaleve dhe kanaleve që kërkojnë të shfaqin talentin në zhvillim”, e ka vlerësuar kritika e huaj filmin “Në kërkim të Venerës” (Në foto: Kosovare Krasniqi në rolin e Venerës)

Në një familje tradicionale shqiptare duket mision i zorshëm arritja e pavarësisë. Përplasjet midis gjeneratave janë të pashmangshme. Kështu regjisorja Norika Sefa, nëpërmjet filmit të saj “Në kërkim të Venerë”, sipas atyre që e kanë parë, vë në pikëpyetje sesi është të rritesh në një shtëpi ku jetojnë tri gjenerata, e që për shumë kultura tingëllon si diçka e pamundur. Sidoqoftë, nga kritikët ky film i metrazhit të gjatë po shihet si rrëfim universal. Një reflektim se çfarë do të thotë të jesh adoleshent, një përmbledhje e kërkimit drejt individualitetit.

 

“Fill pasi që ‘Zgjoi’ i Blerta Bashollit fitoi çmimet në Sundance, debutimi madhështor i Norika Sefës konfirmon se kinematografia e Kosovës së vogël është aktualisht në rrjedhë”, ka shkruar Neil Young në “Screen Daily”. “Kjo perlë e qetë do t’u pëlqejë festivaleve dhe kanaleve që kërkojnë të shfaqin talentin në zhvillim”. Regjisorja Norika Sefa ka thënë për KOHËN se me këtë film ka dashur që të realizojë një rrëfim që hedh dritë mbi mënyrën sesi jetohet në Kosovë

Në një familje tradicionale shqiptare duket mision i zorshëm arritja e pavarësisë. Përplasjet midis gjeneratave janë të pashmangshme. Kështu regjisorja Norika Sefa, nëpërmjet filmit të saj “Në kërkim të Venerë”, sipas atyre që e kanë parë, vë në pikëpyetje sesi është të rritesh në një shtëpi ku jetojnë tri gjenerata, e që për shumë kultura tingëllon si diçka e pamundur. Sidoqoftë, nga kritikët ky film i metrazhit të gjatë po shihet si rrëfim universal. Një reflektim se çfarë do të thotë të jesh adoleshent, një përmbledhje e kërkimit drejt individualitetit.

Por, në konsolidim të individualizimit në artin e shtatë është edhe vetë regjisorja. “Në kërkim të Venerës” është filmi i saj i parë i metrazhit të gjatë, dhe Sefa ka një rrugë të gjatë para vetes. Por arritja e parë ia konfirmon në njëfarë forme se e ka formulën e suksesit.