Kulturë

Nis restaurimi i shtëpisë së Eqrem Çabejt në Gjirokastër

Eqrem Çabej, albanologu që punoi për të ndriçuar historinë e gjuhës dhe kulturës së Shqipërisë kaloi fëmijërinë e tij në banesën me të njëjtin emër në lagjen Hazmurat të Gjirokastrës.

Banesa e tij sot po restaurohet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për “Mjeshtëritë tradicionale në ndërtim”.

Eriselda ka studiuar inxhinieri dhe ka pasion restaurimin, por ka vendosur të fillojë përfshirjen në këtë fushë nga perspektiva e mjeshtrit.

Athanasi punon me dru prej disa vitesh, por për herë të parë mëson si bëhet një restaurim.

Rubini, Gentjani, Maze, Kujtimi, Bledi, Agushi etj. janë duke mësuar çdo ditë e më shumë nga mjeshtrit Agroni dhe Lani, që në këtë zanat punojnë që fëmijë.