Kulturë

“Lule n’lumë” në 7-vjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut

Me hedhjen e luleve në Bistricë dhe një duartrokitje të gjatë është kujtuar dhe nderuar në shtatë vjetorin e vdekjes, figura dhe vepra e gjigantit të kinematografisë Bekim Fehmiu.

Njëri prej organizatorëve, Veton Nurkollari, tha se kjo është më e pakta që mund të bëhet për një figurë si Fehmiu, i cili sipas tij, më shumë se çdo kush ka bërë dhe ka dhënë për këtë vend. Ndërkohë, dy prej miqve të ngushtë të Fehmiut, gazetari Fahri Musliu dhe kineasti Milazim Salihu u shprehen tejet të zhgënjyer me institucionet përkatësi, të cila, sipas tyre, po heshtin dhe emrin e Bekim Fehmiut po e përdorin vetëm atëherë kur atyre ju konvenon, raporton KTV.