Kulturë

15 qershor 1389, beteja e Fushë-Kosovës

Tiranë,15 qershor – Kanë kaluar 628-vjet nga zhvillimi i Betejes së Fushë -Kosovës, ose Beteja e Dardanisë. Ajo u zhvillua më 15 qershor 1389 (sipas kalendarit të ri më 28 qershor). Kjo betejë u zhvillua midis ushtrive të principatave të Ballkanit dhe Perandorisë turke. Beteja e Fushë-Dardanisë është vepër e rezistencës antiosmane e popujve të Ballkanit.

Koalicioni ballkanik në Betejën e Fushë – Dardanisë përbëhej nga :

Shqiptarët me – Princi Gjergj Balsha II, sundimtar i Shkodrës. Kjo principate kishte në zotërim midis të tjerave në jug Vlorën, në verilindje Pejën dhe Prizrenin, në lindje gjithë Dibrën e madhe dhe në veri shtrihej deri në jug të gjirit të Kotorrit (përfshirë Ulqin, Tivar, Budva)

-Princi Teodor Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë.

– Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjat rrugës tregtare Lezhë-Prizren.

– Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve për rreth tij.

– Morën pjesë dhe luftëtarë me kapedanët e tyre nga Himara dhe Epiri

– Një pjesë e ushtrisë e Vuk Brankovicit, sundimtar i pjesës veriore të Drenicës dhe i Fushë Dardanisë, ishte me luftëtarë shqiptarë.

Serbët u përfaqësuan me:

– Princi Lazar, sundimtar i serbëve të Rashkës

– Vuk Brankovic, sundimtar i pjesës veriore të Drenicës dhe i Fushë- Dardanisë(me pjesën serbe të ushtrisë). Në prag të fillimit të betejës Vuku u largua nga beteja.

Rumunët me : -Vojvod Mirçea,Kroatët me -Bani kroat Ivan Horvat,Boshnjakët-Mbreti Tverko i Bosnjes.

Pothuajse të gjitha trojet shqiptare dërguan luftëtarët e tyre në këtë luftë.