Kulturë

Piktura e Botticellit shitet për 80 milionë dollarë

 

Një pikturë e artistit të madh të periudhës së hershme të Rilindjes italiane, Sandro Botticelli, u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë (80 mln €) bashkë me taksat, shënon rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli, që lindi më 1445 e vdiq më 1510.