Kulturë

Koleksioni me 125 vepra të “Grandit” bartet në Galeri, dyshohet për zhdukjen e mbi 200 të tjerave

Koleksioni me 125 vepra të “Grandit” bartet në Galeri, dyshohet për zhdukjen e mbi 200 të tjerave
 

Ani pse llogariten fort të çmueshme, 125 veprat që dikur i takonin “Grandit” janë bartur në Galerinë Kombëtare të Kosovës pa ndonjë masë sigurie e procedurë të veçantë. Por përtej kësaj dhe faktit që GKK-ja disa herë e ka përsëritur se nuk ka kushte për t’i ruajtur, hoteli posedonte më shumë vepra sesa që janë shpronësuar tashmë. Bëhet fjalë për më shumë se 200 të tilla, e këtë e konfirmon edhe menaxhmenti i tanishëm i hotelit

Është një prej veprave më me vlerë që posedonte hoteli “Grand”. E tash llogaritet midis kryeveprave që ka fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.