Kulturë

Seminari i Antropologjisë synon deshifrimin e së kaluarës përmes natyrës

Seminari i Antropologjisë synon deshifrimin e së kaluarës përmes natyrës
Seminari i Antropologjisë që shtrin aktivitetin gjatë gjithë vitit fillon më 28 janar dhe sjell ligjëratën e Florian Jedrusiakut nga universiteti “Ouest Nanterre - La Défense” në Paris me temën “Ushqimi në fundin e antikitetit: Rasti i Ulpianës (Kosovë)”.
 

Departamenti i Antropologjisë, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ka bërë të ditur se këtë javë do të nisë edicioni i tretë i Seminarit të Antropologjisë. Këtë vit temë bosht do të jetë “Antropologjia dhe Ambienti: Ndërthurje, Krizë, Veprim”. Përmes saj synohet që të shpalosen studime mbi qasjet e kulturave njerëzore kundrejt natyrës, rimendimet dhe ripërkufizimet që u bëhen natyrës dhe relacioneve kulturore

Këtë vit Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur si temë qendrore “Antropologjia dhe Ambienti: Ndërthurje, Krizë, Veprim”, për edicionin e 3-të të Seminarit të Antropologjisë. Këtë javë do të nisë semestri veror (janar – qershor) që planifikohet të mbahet online. Seminari që shtrin aktivitetin gjatë gjithë vitit fillon më 28 janar dhe sjell ligjëratën e Florian Jedrusiak-ut nga universiteti “Ouest Nanterre - La Défense” në Paris me temën “Ushqimi në fundin e antikitetit: Rasti i Ulpianës (Kosovë)”.