Kulturë

Mbreti i ekranit

Mbreti i ekranit
Larry King qe mysafiri më mbresëlënës i emisionit të vet, djaloshi që u bë një prej personaliteteve më të famshme të televizionit amerikan, kolumnist gazete, autor i një tubë librash dhe yll i disa filmave në rolin e vetes
 

Me një personalitet të hapur që prej lindjes, King intervistoi hiç më pak se 50 mijë njerëz të çdo profesioni. Intervistoi çdo president, që prej Richard Nixonit, liderë të botës, mbretër, figura fetare, viktima të krimit dhe katastrofave, komentues, “ekspertë” të UFO-ve dhe aktiviteteve paranormale

Larry King që përplasej me presidentët, fizikanët, yjet e filmave dhe dashakëqijtë – të gjithë ata që kishin diçka për të thënë – për më shumë se gjysmëshekulli në radio dhe televizion, përfshirë edhe 25 vjetët si nikoqir i “Larry King Live” në CNN – ka vdekur të shtunën në Los Angeles. Ishte 87 vjeç.

“Ora Media”, të cilën King e bashkëthemeloi në vitin 2012, konfirmoi vdekjen në llogarinë e Kingut në Twitter. Deklarata e kompanisë nuk ka specifikuar shkakun e vdekjes, por King në javët e fundit ishte trajtuar për COVID-19. Në vitin 2019 u shtri në spital për dhimbje të gjoksit dhe më vonë konfirmoi se kishte pësuar sulm në zemër.