Kulturë

Dështon konkursi për drejtor të Galerisë, ai për Balet drejt anulimit

Dështon konkursi për drejtor të Galerisë, ai për Balet drejt anulimit
Baleti Kombëtar i Kosovës është njëri nga tri institucionet e kulturës që pret të behët me udhëheqës
 

Si rrallëherë më parë, interesimi për të udhëhequr me institucionet qendrore të kulturës është i zbehtë e një gjë e tillë është konfirmuar edhe me aplikimet në konkurset e fundit. Kësisoj, konkursi i Galerisë Kombëtare të Kosovës në mungesë të “tre kandidatëve të përgjegjshëm”, siç kërkohet me konkurs, ka dështuar e kjo pritet të ndodhë edhe me atë të Baletit Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 21 janar – Mungesa e interesimit për të udhëhequr me institucionet qendrore të kulturës ka nisur të jetë i dukshëm edhe me përpjekjet për t’i bërë me drejtues Galerinë Kombëtare të Kosovës, Baletin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës. Vetëm tetë ditë pas mbylljes së konkurseve është anuluar ai për drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Nuk janë gjetur tre kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet formale të përcaktuara me konkurs. Drejt dështimit është edhe konkursi për drejtor të Baletit Kombëtar të Kosovës. Në këtë rast del të jetë problem të gjenden tre kandidatë të përgjegjshëm siç përcaktohet me konkurs.

Pozitën e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës e synonin ish-drejtoresha Arta Agani dhe piktorët Jeton Rexhepi dhe Vlora Hajrullahu.