Kulturë

Etnologu i shqetësuar nga përdorimi i betonit në restaurim të Muzeut Etnologjik

Bekim Xhemili, etnolog në muzeun etnologjik në kryeqytet ka folur për restaurimin e objektit kryesor në këtë kompleks që ka nisur tash e 3 vjet.

Ai ka thënë që përveç zgjatjes së punimeve, shqetësuese është përdorimi i betonit dhe armaturës.

"Nga dhjetori i vitit të kaluar ka ardh një kompani e re e cila ka sjellur beton e armaturë. Kështu nuk restaurohet sepse në objekt ka pasur drunj dhe baltë dhe nëse përdorim betonin dhe armaturën nuk do ta konservojmë. Po ndryshohet pamja dhe kjo është shqetësuese", ka thënë Xhemili në një prononcim për emisionin "Sot" në KTV.