Kulturë

Shtëpia e piktorit Sali Shijaku, midis vlerave dhe destinacionit turistik

Pas një muaj punimesh intensive, shtëpia dykatëshe e piktorit Sali Shijaku në Tiranë, e shpallur monument kulture prej 1973-s, ka kaluar tashmë fazën e parë të restaurimit. Brenda saj ndodhen dhjetëra vepra ikonike të artistit të shquar tiranas, që prej kohësh janë marrë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë (Foto: ATA)

Prishtinë, 19 janar – Në vitet ’50, Sali Shijaku u shfaq si emër i ri në botën e arteve figurative shqiptare. Në dekadat në vazhdim, artisti i shkolluar në Shën Petersburg që asokohe thirrej me emrin ideologjik Leningrad – do t’i kthehej mjedisit figurativ shqiptar përmes një spektri ngjyrash të ngrohta e të gëzuara.

 

Sipas kritikëve të artit, paleta e pasur kromatike e Sali Shijakut iu kundërvu kufizimeve ideologjike të artit duke i lënë vend fantazisë. I kritikuar për ndikime të rrymave të ndryshme, veprat e piktorit tiranas janë marrë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, pasi rrezikoheshin në shtëpinë që, po ashtu, është duke u restauruar nga institucioni më i lartë kulturor në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 19 janar – Në vitet ’50, Sali Shijaku u shfaq si emër i ri në botën e arteve figurative shqiptare. Në dekadat në vazhdim, artisti i shkolluar në Shën Petersburg që asokohe thirrej me emrin ideologjik Leningrad – do t’i kthehej mjedisit figurativ shqiptar përmes një spektri ngjyrash të ngrohta e të gëzuara.

Dy tërmetet e rëna në vitin 2019 e dëmtuan jo pak shtëpinë dykatëshe ku lindi piktori i njohur tiranas. Me një restaurim të brendshëm, Ministria e Kulturës po synon që këtë monument kulture ta shndërrojë edhe në destinacion turistik.