Kulturë

“Flaka e Janarit” në vitet e okupimit, në luftë e në paqe

“Flaka e Janarit” në vitet e okupimit, në luftë e në paqe
Në 18 janarin e vitit 1992, do të “ndizej” për herë të parë “Flaka e Janarit”, e cila s’u ndal as në vitet e okupimit e as në luftë. E themeluar për t’i nderuar martirët e heronjtë e kombit, sivjet shënon edicionin e 30-të, tashmë edhe si aktivitet i mbrojtur i trashëgimisë shpirtërore (Foto: Arben Llapashtica)
 

Prishtinë, 18 janar – Për tri dekada me radhë, nëpërmjet aktiviteteve kulturore, nderoi ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Kjo ishte edhe zanafilla e “Flakës së Janarit”. Ishte viti 1991 kur situata sa vinte e rëndohej. Shqiptarët u përjashtuan prej institucioneve. Atëherë, një grup krijuesish nga Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit mendonin sesi të realizonin një manifestim që nderonte martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit. Por, edhe si ta mbanin gjallë jetën kulturore. Qe janari i vitit 1992 kur “Flaka...” mbajti edicionin e parë. Sivjet është edicioni i 30-të i kësaj ngjarjeje, e cila jubileun e shënon edhe si aktivitet i mbrojtur i trashëgimisë shpirtërore.

Manifestimi që s’u ndal as më 1999