Kulturë

Në Egjipt zbulohen sarkofagë parahistorik prej druri

Në Egjipt zbulohen sarkofagë parahistorik prej druri
Të gdhendura në formë njerëzore dhe të pikturuara me ngjyra të ndritshme, shumë prej sarkofagëve janë ende të paprekura
 

(Reuters) – Egjipti ka bërë të ditur një zbulim të ri e të rëndësishëm arkeologjik në nekropolin Saqqara në jug të Kajros ku përfshihen 54 arkivole prej druri, shumë prej të cilave mund të jenë gjurmë të para tre mijë vjetëve, pasi mendohet se i takojnë periudhës së Mbretërisë së Re.

Tempulli funeral i Mbretëreshës Neit u zbulua gjithashtu pranë piramidës së burrit të saj, mbreti Teti i dinastisë së 6-të të Egjiptit e cila daton 4200 vjet më parë, ka thënë arkeologu me nam Zahi Hawass, i cili kryesoi misionin arkeologjik.