Kulturë

Alarmi për trashëgiminë e harruar të “Rilindjes” aktivizon institucionet

Alarmi për trashëgiminë e harruar të “Rilindjes” aktivizon institucionet
Për të dytën herë, ndjeshmëria e shkrimtares Ervina Halili zgjoi vëmendjen institucionale për ta shpëtuar një pjesë të tyre. Kësaj radhe bëhet fjalë për një fond me libra të “Rilindjes”, që me vite kanë qëndruar në katin përdhes të objektit, që aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Kjo trashëgimi asnjëherë nuk ka qenë në fokus të institucioneve dhe shpëtimi i një pjese të saj është bërë tek pas kërkesave individuale
 

Një fond me libra të “Rilindjes”, me vite ka qëndruar në katin përdhes të objektit që aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Ndodhen në një depo në Hajvali. Pas alarmit të shkrimtares Ervina Halili, pritet që të barten në Bibliotekën e Kosovës, si dhe t’u shpërndahen bibliotekave të shkollave të vendit

Kur po hulumtonte për ta realizuar dokumentarin “N’Rilindje”, shkrimtarja Ervina Halili u bë dëshmitare e shpërfilljes institucionale karshi një pjese të harruar të trashëgimisë. Materiale arkivore, përfshirë gazeta e libra, qysh prej pasuftës ishin lënë në bodrumin e ish-shtypshkronjës “Rilindja” nën rrezik të shkatërrimit dhe humbjes së memories kolektive.

Për të dytën herë ndjeshmëria kulturore e saj e zgjoi vëmendjen institucionale për ta shpëtuar një pjesë të tyre. Kësaj radhe bëhet fjalë për një fond me libra të “Rilindjes”, që me vite kanë qëndruar në katin përdhes të objektit që aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.