Kulturë

Vepra me Tintinin pret të shitet për mbi 2 milionë euro

Vepra me Tintinin pret të shitet për mbi 2 milionë euro
Piktura që Herges ua kishte propozuar botuesve për ballinën e “The Blue Lotus” (1936) është ekspozuar në “Artcurial”, para se të nxirret në ankand (Foto: Reuters)
 

Një ilustrim nga romani grafik me heroin Tintin, që me vite ka qëndruar i palosur në sirtar, do të dalë të enjten në shitje në një shtëpi ankandi në Paris. Çmimi fillestar është llogaritur më shumë se 2 milionë euro.

Piktura është realizuar nga ilustruesi belg Georges Remi. Ai njihet me emrin e tij artistik Herge dhe ishte autor i romanit grafik “Tintin”. Herge vdiq në vitin 1983.