Kulturë

“Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë” – kapitull i ri për teatrin 

“Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë” – kapitull i ri për teatrin 
“Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë” e përuruar të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Kosovës është konsideruar si hap i parë dhe i veçantë artistik dhe kulturor
 

Janë drama të shkruara gjatë një çerekshekulli dhe pos përmbledhjes së tyre në antologjinë dyvëllimëshe, ato janë thirrje për inskenim në teatrin shqiptar. Vijnë edhe si dokumentim jo vetëm i këtij, para dhe pas luftës në Kosovë, por edhe i ngjarjeve a reagimit artistik  

Dramat bashkëkohore shqipe deri tani nuk janë përmbledhur në një vend. E për këtë, “Antologjia e dramës bashkëkohore në Kosovë” është cilësuar si botim i veçantë, që hap një kapitull të ri për këtë zhanër. Pos kësaj, dy vëllimet e botuara nga “Qendra Multimedia” konsiderohen si inkurajim për teatrot që ta kthejnë vëmendjen te drama shqipe. Aty përfshihen 16 drama. Janë po aq dramaturgë aktivë e që vazhdojnë që të shkruajnë tekste dramaturgjike.