Kulturë

Nisma për heqjen e emrit të Hivzi Sulejmanit nga biblioteka, ndan letrarët

Disa shkrimtarë e përkrahin, e të tjerë e kundërshtojnë kërkesën e asamblistit Rifat Deri, që Biblioteka e Qytetit që ndodhet në lagjen “Dardania” nuk e meriton ta mbajë emrin e shkrimtarit Hivzi Sulejmani

Prishtinë, 13 janar – Se a duhet gjykuar një shkrimtar vetëm për krijimtarinë letrare apo edhe për vendimet e tjera që merr gjatë jetës së tij, është çështje që e ndan në dysh komunitetin letrar.

 

Asamblisti i pavarur, Rifat Deri, e ka zyrtarizuar kërkesën për ndërrimin e emrit të bibliotekës me arsyetimin se Hivzi Sulejmani “ka qenë i përfshirë në procese që çuan në vrasjen e shqiptarëve”. Ky propozim u diskutua në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal për vitin 2021, ku u mor vendim që para se të bëhet një gjë e tillë, të konsultohen institucionet relevante dhe njohës të veprës së Sulejmanit. Komuniteti letrar është i ndarë në dysh sa i përket kësaj çështjeje

Prishtinë, 13 janar – Se a duhet gjykuar një shkrimtar vetëm për krijimtarinë letrare apo edhe për vendimet e tjera që merr gjatë jetës së tij, është çështje që e ndan në dysh komunitetin letrar.

Disa shkrimtarë e përkrahin, e të tjerë e kundërshtojnë kërkesën e asamblistit Rifat Deri, që biblioteka e qytetit që ndodhet në lagjen “Dardania” nuk e meriton ta mbajë emrin e shkrimtarit Hivzi Sulejmani “për shkak të së kaluarës së tij të errët”, kur si kryetar i Gjykatës në Prizren “dënoi me pushkatim e burgim shqiptarët, vetëm për shkak që s’i takonin ideologjisë komuniste të asaj kohe”.