Kulturë

Oborri i “Kërëk Xhamisë” së shekullit XV merr pamje të re

Sipas të dhënave të prezantuara nga paqeruajtësit turq, “Namazgjahu” si aset i trashëgimisë kulturore të Kosovës ka rëndësi të veçantë për shkak se është monumenti më i lashtë osman në Prizren

Prizren, 6 janar – Shtigjet për ecje janë rrafshuar, pasi janë shtruar me gurë andeziti. Muret rrethuese dhe shtyllat e ndriçimit janë rinovuar. Ndërsa rubineta e çezmës, ulëset dhe shportat e mbeturinave janë zëvendësuar me të reja. Në fund janë mbëltuar edhe 20 fidanë të rinj. Kësisoj, hapësira përreth “Namazgjahut”, që përshkruhet si është monumenti më i lashtë osman në Prizren, është rregulluar sërish. Pas përfundimit të projektit të mbështetur nga KFOR-i turk, oborri i “Namazgjahut” apo “Kërëk Xhamisë”, është vënë sërish në shërbim të qytetarëve.

Sipas përfaqësuesve të shtetit turk në Kosovë dhe autoriteteve komunale, ky projekt pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit kulturor, në periudhën post pandemike.