Kulturë

Qendra Kinematografike mbështet 26 projekte filmike

Descriptive Text

Në konkursin e këtij viti të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Këshilli Drejtues ka vendosur që të mbështeten 26 projekte filmike në kategori të ndryshme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje bëhet e ditur se në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur 7 projekte; në kategorinë e filmit të shkurtë dhe gjatë dokumentar janë mbështetur 4 projekte, në kategorinë e filmit të shkurtë animacion dhe artistik 4 projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte.

Anëtarë të jurisë në kategori të ndryshme kanë qenë: Isa Qosja, Katriel Schorry, Lenka Tyrpakova, Ismet Sijarina, Ilir Gjocaj, Valton Beqiri, Agron Vula, Veton Nurkollari, Florent Mehmeti, Lura Limani, Besa Luci, Erson Zymberi, Shkelzen Maliqi, Ballsor Hoxha, Burbuqe Berisha dhe Zeni Ballazhi.

Vlera e mbështetjes për të gjitha projektet arrin mbi 650 mijë euro.

Lista e projekteve të mbështetura mund të gjendet këtu.