Kulturë

Shiringat shpëtojnë afresket 700-vjeçare në Kishën e Assisit

Shiringat shpëtojnë afresket 700-vjeçare në Kishën e Assisit
Restauruesit punojnë në afresket e Giottos në kapelën poshtë bazilikës së Shën Francisit në Assisi, Itali. (Foto: Reuters)
 

Asissi, dhjetor (Reuters) – Këtyre ditëve ata po përdorin shiringa mjekësorë në Assisi, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me pandeminë. Restauruesit po i përdorin ato për t’i shpëtuar afresket e paçmueshme 700-vjeçare të Giottos.

Ata gati sa nuk kanë përfunduar projektin njëvjeçar për të pastruar dhe konsoliduar afresket në Kapelën e Magdalenës në bazilikën e poshtme të Shën Francisit, që ka përbrenda varrin e shenjtorit të shekullit të 13-të.