Kulturë

“Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999” për kthesën historike

“Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999” për kthesën historike
Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, të mërkurën pasdite i janë hapur dyert muzeut “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, në kryeqytet, me ekspozitën që kronikon historinë më të re të Kosovës. Të pranishëm në hapje të ekspozitës ishin edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, si dhe zyrtarë të tjerë

Është një ekspozitë ku secili mund ta konsiderojë veten si hisedar në ngjarjet e paraqitura. Fotografi, gazeta e burime të tjera janë bërë bashkë që copë-copë ta rindërtojnë në mënyrë kronologjike historinë që filloi me organizimet paqësore në fillim të viteve ’90, pasoi me luftën e armatosur të UÇK-së dhe kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe me njohjen nga shtetet e fuqishme perëndimore

Një vijë e hequr në formë patkoi mbi hartën e Kosovës nuk është instalacion dhe as nuk ka ndonjë simbolikë tjetër. Kur shikohet fotografia e Vojislav Sheshelit me fytyrë të hakërryer, sakaq merret vesh edhe historia e vërtetë e planit që synoi ta spastronte etnikisht Kosovën. Aty është edhe dëshmia e Ratomir Taniqit, dëshmitar në procesin gjyqësor të Hagës kundër Milosheviqit, se qarqet e larta në Beograd shestuan planin “Patkoi” që në Kosovë të mbeteshin më pak se një milion shqiptarë.