Kulturë

Qendra Historike dhe Kalaja e Prizrenit presin kapitull të ri zhvillimi

Ceremonia e nënshkrimit të planeve të menaxhimit për Qendrën Historike dhe Kalanë e Prizrenit, të enjten në Muzeun e Kosovës, ka bërë bashkë përfaqësues institucionesh qendrore e komunale, të cilët janë zotuar se këto dokumente nuk do të mbesin vetëm në letër

Janë dashur më shumë se katër vjet që të zyrtarizohet Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Por prej të enjtes, kur edhe është miratuar ky plan dhe ai për menaxhimin e Kalasë së Prizrenit, është hapur rruga për zbatimin e tyre. Planifikohet që vitin e ardhshëm të nisë edhe zbatimi praktik i planit për rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku në qershor të vitit 2016 shkaku i shembjes së strukturave të një objekti vdiq katërvjeçarja Xheneta Gashi. E Ministria e Kulturës për dallim nga sivjet, për vitin që vjen ka planifikuar përgjysmë më pak buxhet për QHP-në, përderisa parashihet dyfishimi për rrugën “Marin Barleti”.

Ka vite që përmenden e premtohen, por tek të enjten janë nënshkruar planet e menaxhimit për Qendrën Historike dhe për Kalanë e Prizrenit, në të cilat parashihen edhe hapa për vitet që tashmë kanë kaluar. Përkundër kësaj, këto dokumente janë cilësuar të domosdoshme për zhvillimin, ruajtjen dhe promovimin e këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore

Janë dashur më shumë se katër vjet që të zyrtarizohet Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Por prej të enjtes, kur edhe është miratuar ky plan dhe ai për menaxhimin e Kalasë së Prizrenit, është hapur rruga për zbatimin e tyre. Planifikohet që vitin e ardhshëm të nisë edhe zbatimi praktik i planit për rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku në qershor të vitit 2016 shkaku i shembjes së strukturave të një objekti vdiq katërvjeçarja Xheneta Gashi. E Ministria e Kulturës për dallim nga sivjet, për vitin që vjen ka planifikuar përgjysmë më pak buxhet për QHP-në, përderisa parashihet dyfishimi për rrugën “Marin Barleti”.

Si udhëheqësit institucionalë, ashtu edhe ata të organizatave joqeveritare e kanë parë të domosdoshëm fillimin e zbatimit të këtyre planeve të menaxhimit.