Kulturë

Parashqevi Qiriazi – ylli i emancipimit të grave edhe për UNESCO-n

Parashqevi Qiriazi – ylli i emancipimit të grave edhe për UNESCO-n
“Ditari i Parashqevi Qiriazit: Ditët e mia në Konferencën e Versajës”, botim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, si dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, është promovuar të enjten në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

“Shkrova disa letra për në Amerikë. Gjithashtu shkrojta dy nota: një për Lloyd George dhe për Baron Sonninin”. Kështu shkroi në ditarin e saj më datë 23 prill 1919 e vetmja përfaqësuese femër shqiptare në konferencën ku po vendosej fati i popullit shqiptar.

 

Veprimtare dhe pedagoge e shquar, Parashqevi Qiriazi është krahasuar me Marianne Hainisch në Austri, Annestine Beyer në Danimarkë dhe Maria Montessor në Itali. 50-vjetorin e vdekjes së saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO – e ka përfshirë në kalendarin e ngjarjeve të muajit dhjetor. Po në këtë ditë, në selinë e kësaj organizate, në Paris, është shfaqur një film dokumentar duke e quajtur Qiriazin si “yll i mëngjesit për emancipimin e grave”

“Shkrova disa letra për në Amerikë. Gjithashtu shkrojta dy nota: një për Lloyd George dhe për Baron Sonninin”. Kështu shkroi në ditarin e saj më datë 23 prill 1919 e vetmja përfaqësuese femër shqiptare në konferencën ku po vendosej fati i popullit shqiptar.

Me flokë të lidhur, që të kujtonte një zonjë aristokrate angleze, 39-vjeçarja Parashqevi Qiriazi nuk e kishte idenë që historia do ta kujtonte atë si një nga themelueset e diplomacisë shqiptare në Konferencën e Paqes në Versajë.