Kulturë

Mozaiku me portretin e Heroit Kombëtar – si vlerë botërore në FSK

Mozaiku me portretin e Heroit Kombëtar – si vlerë botërore në FSK
Në ceremoninë e zbulimit, ku ishin të pranishëm edhe familjarë e bashkëluftëtarë të Heroit të Kombit, Agim Ramadani, të hënën, në Kazermën e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Gjilan është vendosur mozaiku i bërë prej kapëseve të telit, vepër e artistit Besart Gashi (Foto: Ministria e Mbrojtjes)

Prej 17 shtatorit, mozaiku me mbi dy milionë kapëse teli është pjesë e arritjeve unike në librin e rekordeve botërore “Guinness”. I bazuar në fotografinë ikonike të luftës ku Agim Ramadani tymos një puro, mozaiku që ka edhe simbolin kombëtar të shqiponjës, të hënën – në ceremoninë e dyvjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës – është vendosur në mjediset e Kazermës së FSK-së në Gjilan

Dy milionë e 275 mijë kapëse teli ishin përdorur për të kapërthyer në një mozaik impozant profilin ikonik të Heroit Kombëtar, Agim Ramadani. Vepra në madhësi prej 26.7 metrash katrorë, që për autor ka artistin Besart Gashi, në shtator të këtij viti ishte zyrtarizuar në librin e rekordeve “Guinness” si mozaiku më i madh në botë i këtij lloji. E nga e hëna ky mozaik ka zënë vend në Kazermën e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Gjilan.