Kulturë

Libraritë numërojnë pasojat në përballje me pandeminë

Libraritë numërojnë pasojat në përballje me pandeminë
Qysh në raportin e gjashtëmujorit të parë, për librarinë “Artini – Toena” shifrat qenë zhgënjyese: Përgjysmë më pak shitje sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
 

Shumica e bizneseve kanë pësuar goditje serioze financiare për shkak të pandemisë, në mesin e tyre edhe libraritë. Disa prej librashitësve kanë bërë thirrje që shteti t’u dalë në ndihmë. Sipas tyre, edhe në rrethana normale kanë vështirësi financiare për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Sfidë për ta mbetet mbyllja e vitit, përderisa në këtë përballje janë të vetmuar e larg vëmendjes së institucioneve

Është një kohë e çuditshme për industrinë e librit. Përderisa distanca sociale dhe karantinimi për shumëkënd kanë bërë që njerëzit të kthehen nga librat dhe ta vlerësojnë atë, tjetër realitet shpalosin shitësit e librit. Libraritë kanë pësuar nga pandemia. Një mbyllje e dytë për shumë prej atyre që kanë vite në këtë biznes, mund të jetë goditje e fuqishme. E ky vit pa dyshim që do të mbahet në mend si një “vit i mbrapshtë” për industrinë e librit.